Aktorja e famshme, Emma Stone dhe partneri i saj, Dave McCary do të bëhen prindër për herë të parë.

Paparacët kanë konfirmuar lajmet që qarkullonin që në shtator se 32-vjeçarja është në pritje të ëmbël.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa është duke shëtitur me miqtë e saj në Los Angeles.

Stone dhe McCary janë bashkë prej vitit 2017, ndërsa përflitet se janë martuar zyrtarisht në një ceremoni private në muajin shtator të vitit që lamë pas.