Justin Bieber së fundmi është larg skandaleve dhe ka vendosur që t’i përkushtohet vetëm bashkëshortes së tij, Haileyt.
Gjithashtu rrjetet sociale të tij janë të mbushura plot statuse dhe këngë për Zotin, çfarë ka bërë që në media online të qarkullojnë thashethemet se ai po bëhet pastor.
Mirëpo, këto thashetheme janë hedhur poshtë nga këngëtari,, i cili ka reaguar së fundmi.
Këngëtari i “Holy” nëpërmjet disa statuseve në mediat sociale të hënën hodhi poshtë këto pretendime sipas së cilave ai kishte hyrë në Kishën e Hillsong, pastori i të cilës, Carl Lentz, u përjashtua kohët e fundit pas akuzave të pretenduara për tradhëti bashkëshortore.
Justin shkruante se nuk ka asnjë interes të tillë duke shtuar se Hillsong nuk është as kisha e tij. Më tej, ai shkruante se askush nuk ka nevojë për ndërtesa e objekte, sepse “Ne jemi vetë kisha”.





