Të shtunën Aishe Stari festoi 82-vjetorin e lindjes.
Të shumtë ishin miqtë, kolegët, qytetarët, të njohur e të panjohur që e uruan artisten e madhe dhe ndër ta ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Zëdhënësja e policisë për mediat, Malvina Zeneli i ka dhënë “Mjeshtres së Madhe” një buqetë me lule në emër të Neritan Nallbatit.
Drejtori Nallbati në shenjë vlerësimi dhe respekti i ka bashkangjitur tufës edhe një dedikim, “përmes të cilit e falënderoi për kontributin e dhënë për kinematografinë shqiptare dhe për frymën e përcjellë brezave të rinj të qytetit të Durrësit“.
Postimi i plotë:
Durrës
Gjest vlerësimi dhe respekti, me rastin e 82-vjetorit të lindjes së aktores Aishe Stari, e dekoruar përgjatë karrierës së saj, me titujt “Mjeshtre e Madhe” dhe “Artiste e Merituar”. ⭐️🎁💯
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Neritan Nallbati, në shenjë respekti dhe vlerësimi për aktoren Aishe Stari e cila ia kushtoi jetën e saj kinematografisë dhe filmit shqiptar, i dhuroi asaj një buqetë me lule 💐dhe një dedikim, përmes të cilit e falënderoi për kontributin e dhënë për kinematografinë shqiptare dhe për frymën e përcjellë brezave të rinj të qytetit të Durrësit.👏





