Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpool dhe Real Madrid në “Stade de France”. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0.
21’ Courtois shpëton madrilenët. Pas një gjuajtje të Mane, devijimi i lehtë i portierit çon sferën në shtyllë dhe eviton golin e avantazhit të Liverpulit.
19’ Alexander-Arnold ka mundësinë të tentojë portën pas një hapësire që u krijua në zonë, por fluturon sferën mbi traversë.
16’ Rast ideal për Liverpulin pas një gjuajtje të Salah në zonë. Courtois e ndalon duke e devijuar me saktësi sferën. Pak çaste më vonë është një gjuajtje e Tiago nga jashtë zonës që përfundon në duart e portierit belg.





