Janë publikuar së fundmi edhe shifrat për sa i përket fanellave të futbollistëve, të cilat janë më të shitura në botë për vitin 2020. Në vend të parë për numrin e shitjeve qëndron fanella e Lionel Mesit me mbi 4.6 milionë fanella të shitura.

Ndërkohë në mënyrë surprizë vendi i dytë mbahet nga futbollisti i Çelsit, Kristian Pulisiç. Fanellat e tij që janë shitur mbi 3.5 milionë copë, ku ndikim të madh ka Amerika, e që tifozët atje e adhurojnë anësorin e bluve.

Në vendin e tretë është Kristiano me mbi 2.5 milionë fanella të shitura, ndërkohë pas tij vijnë, Mbape dhe Markus Rashford:

LISTA:

Lionel Mesi (4,857,496 fanella të shitura)

Kristian Pulisiç (3,682,115)

Kristiano Ronaldo (2,552,200)

Kilian Mbape (2,352,108)

Markus Rashford (670,381).