Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar në emisionin ‘Soiree’. Ai dha një super performancë të këngës së tij “Pranë Finishit” dhe ndër të tjera ka folur për shumë detaje nga jeta e tij që nuk i dinim.
Këngëtarja ka treguar se i ka dhënë fund marrëdhënies disa-vjeçare me vajzën e quajtur Andia.
Ai tani po përjeton një romancë tjetër me një vajzë bjonde dhe për këtë ka folur për herë të parë në Soiree.
Eugenti ka rrëfyer gjithçka nëpërmjet një pyetësori:
Jonida Shehu: Bjonde apo brune
Eugent Bushpepa: Bjonde
Jonida Shehu: Di të gatuajë, apo gatuan ti për atë
Eugent Bushpepa: Gjysëm për gjysëm
Jonida Shehu: E ke sjellë në shtëpi, e ke prezantuar?
Eugent Bushpepa: Me Evën nuk është prezantuar, me mamin dhe motrën tjetër po.
Jonida Shehu: Artiste apo dentist?
Eugent Bushpepa: Asnjëra nga të dyja
Jonida Shehu: Rock-ere apo repere?
Eugent Bushpepa: Rock-ere
Jonida Shehu: Xheloze apo tolerante?
Eugent Bushpepa: Shumë tolerante
Jonida Shehu: E gjatë apo e shkurtër?
Eugent Bushpepa: Mesatare.
Jonida Shehu: Në klipet e tua do ta shohim ndonjëherë
Eugent Bushpepa: S’besoj
Jonida Shehu: Eva çfarë tha mami kur e pa për herë të parë?
Eva, e motra e Eugentit: Ka një defekt, i sjell të gjitha në shtëpi
Jonida Shehu: Kë këngën tënde pëlqen ajo?
Eugent Bushpepa: “Ëndërr reale”
Jonida Shehu: Ndonjë plan për familje apo për t’u bërë baba?
Eugent Bushpepa: Shumë herët për ta thënë.





