Kategoria Superiore mbylli një vit të veshtire per shkak te pandemise dhe klubet shqiptare do të bëjnë disa ditë pushime për t’u rikthyer shumë shpejt në fushë.

Ndryshe nga vitet e tjerë, këtë herë Superliga do të rikthehet që në datat 8-9 janar për të luajtur javën e 13-të. Ditën e premte do të luhet supersfida Vllaznia-Teuta, ndërsa më datë 9 janar do të luhen edhe 4 ndeshjet e tjera.

Oraret e ndeshjeve nuk janë përcaktuar ende, por me shumë mundësi krye ndeshja e javës pritet të luhet me drita.

E premte 8 janar:

Vllaznia-Teuta

E shtunë 9 janar:

Kastrioti-Skënderbeu

Laçi-Kukësi

Partizani-Apolonia

Bylis-Tirana