Një grua është gjetur e pa shenja jete në ujërat e liqenit Fierzë-Koman.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për shenja dhune.

Njoftimi:

Tropojë – Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.