Një tjetër sulm me armë zjarri është shënuar në SHBA. Një person në Filadelfia ka vrarë në orët e mbrëmjes të së shtunës tre persona, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, një person i armatosur hapi zjarr në një zonë të njohur, e cila frekuentohet nga qindra njerëz gjatë fundjavës.

Dy nga viktimat e identifikuar deri më tani janë një vajzë 25-vjeçare dhe një djalë 22-vjeçar.

I dyshuari është në mesin e të plagosurve dhe po trajtohet në një spital lokal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, kur oficerët mbërritën në vendngjarje pak para mesnatës, hasën një person i cili po qëllonte në një turmë pa asnjë motiv.

Një oficer qëlloi tre herë në drejtim të të dyshuarit, i cili mbeti i plagosur. Asnjë oficer nuk u lëndua nga të shtënat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.