Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori 42-vjeçar ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2022, rreth orës 18:28, në lagjen “11Janari”, Vlorë, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  E. H., rreth 42 vjeç,banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.