Rënie e theksuar e xhiros për shkak të mungesës së klientelës. Tregtarët e tregut të vogël industrial në Durrës punojnë tashmë vetëm për të paguar detyrimet shtetërore, sepse për fitim as që bëhet fjalë.
Shkak për uljen e ndjeshme të xhiros dhe të ardhurave, sipas tyre është largimi masiv i të rinjve në emigrim dhe rritja e çmimeve të produkteve nga tregtarët e shumicës.
Ora është 11.00 e paradites, por në tregun industrial ka fare pak klientelë. Shumë qepenë janë të mbyllur prej muajsh, por edhe tregtarët që vazhdojnë ushtrojnë aktivitetin aty po mendojnë mbylljen.
Rritja e ndjeshme e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve, po i bën shtresat në nevojë dhe ato me të ardhura të pakta mjaft të kufizuar në shpenzime. Për pasojë, biznesi i vogël po kalon ditë të vështira.
M.B.





