Ngjarja ka ndodhur në Stamboll.
Një burrë u kap teksa i bënte foto fshehurazi poshtë fustanit një udhëtareje në autobus duke shkaktaur reagimin e ashpër të të pranishmëve të ishin aty. Teksa bënte fotot, ai u pa nga udhëtarët e tjerë, të cilët reaguan duke e kapur.
Ndërkohë që ndodhte kjo, ai betohej se nuk kishte bërë diçka të tillë duke thënë se ishte baba i dy fëmijëve dhe inxhinier dhe se nuk merrej me gjëra të tilla.
Por, udhëtarët nuk u bindën me kaq. Ata i hapën telefonin dhe zbuluan se te galeria e fotove ndodheshin fotot e papërshtatshme të gruas që ai kishte fotografuar.
Kaq mjaftoi që ta dorëzonin në polici duke bërë që tashmë të akuzohet për ngacmim seksual.





