Rustem Hoxha insiston se Teuta nuk vodhi asgjë në ndeshjen kundër Kukësit që mbylli vitin 2020 për futbollin shqiptar. Mbrojtësi i durrsakëve, tregoi se gjithçka kishte arritur ekipi ishte e merituar në këtë sfidë e këtë sezon.

“Të them të drejtën jemi shumë të gëzuar se i bëmë një mbyllje shumë të mire vitit. Ishim me dreetuesit, na përgëzuan pr fitoren dhe na uruan për festa, na dhanë edhe nga një premio, dhe tani në shtëpi…Na vjen mirë që e fituam këtë ndeshje se i bëmë një mbyllje siç duhet pas asaj nisje jo shumë të mirë.

Këto katër ndeshjet e fundit mendoj se kemi marrë pikët që mendonim, por ishte një fitore si e shoh unë e merituar e besoj se nuk e kemi vjedhur pavarësisht kontestimeve që kishin te Kukësi, mendoj që morëm fitore që e merituam.Unë uroj të na këtë shëruar nga sëmundja e barazimeve se u bë situatë edhe jo aq e mirë me ato barazimet.

Shpresoj e uroj të vazhdojmë me fitore se edhe ndeshjen e ardhshme e kemi kundër Vllaznisë dhe na duhet fitore per objektivat që ka klubi.Të vetmit pa humbje? Normalisht na kënaq shumë se tregon forcën e ekipit dhe mendoj se është pozitive pasi askush nuk na ka mundur.

Vllaznia? Mendoj se kemi festat e kemi kohë të mendojmë për të. Mendoj se do të jetë ndeshje e fortë. Vllaznia është skuadër e fortë me atë që ka treguar, është ekip që luan ndeshje të mira e luan hapur ndaj çdo kundërshtari. Besoj se do të bëjmë përgatitjet e duhura për fitore. Barazimi nuk na kënaq më se këto barazimet… do të na kënaqte vetëm fitorja.

Polemikat? Mendoj se ne jemi ndër ekipet më të dënuar nga arbitrat. Nuk më takon të flas por do mbroj klubin, është folur shpesh për penalltitë e padhëna ndaj nesh dhe ne nuk e kemi bërë kaq të madhe. Ne të përmbajtur kemi qenë gjithmonë se na kanë penalizuar, u bënë shumë ndeshje. Drejtuesit nuk kanë dalë ndonjëherë të flasin për arbitrat”, deklaroi Hoxha.