Çe Adams dhe Kreig Douson nuk do ta harrojnë lehtë ndeshjen e sotme në kampionatin anglez mes Sauthempton dhe Uest Hem. Dy skuadrat kanë bërë mirë deri tani, duke u pozicionuar në mesin e tabelës së kasifikimit dhe i kanë bërë një mbyllje këtij vit duke ndarë pikët në barazimin 0-0. Por të dy futbollistët u bënë protagonsitë të episodit më të diskutuar të ndeshjes së sotme. Kreig Douson, në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Uest Hem, duket se kishte dëshirë që të linte shenjë në këtë sfidë dhe të bindte trajnerin se mund t’i jepte më shumë hapësira edhe në të ardhmen.
Por duket ai e teproi pak me dëshirën që kishte për t’u bërë protagonist në duelin e sotëm, pasi për pak sa nuk i shkaktoi një dëmtim të rëndë Çe Adams.Pas një goditje këndi, Douson e pa veten në zonën kundësrshtare në një dyluftim me Adams. Mbrojtësi i Uest Hem u mundua që të gjuante sferën për ta dërguar në rrjetë, por në vend të saj goditi me forcë me shkelm në kokë lojtarin kundërshtar. Sigurisht, kishte momente paniku në fushë, pasi u mendua se Adams kishte pësuar një dëmtim të rëndë. Por për fat të mirë, lojtari i Sauthempton u çua pas pak çastesh, duke vazhduar ndeshjen, duke çliruar edhe kundërshtarin e tij i cili ishte shqetësuar për atë që sapo kishte bërë.





