Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj humbi të atin, Rexhepin dy ditë më parë për shkak të Covid-19.
Përmes një postimi në Instagram, Genti ka ndarë një nga kujtimet më të bukura që ka me të birin dhe babain e tij, teksa i dedikon këtij të fundit fjalë prekëse.
“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo.”, shkruan aktori.





