Është zbehur psa nisur mirë tentativa e parë e Milanit për të gjetur zëvendësuesin e Zltan Ibrahimovic. Në krye të listës së “Djallit” ishte Odsonne Edouard, sulmuesi francez i Celtic.

Por klubi skocez ka bllokuar menjëherë transferimin e 22-vjeçarit, duke vendosur çmimin 30 milion paund për kartonin e tij, një shifër kjo që nuk mund të shpenzohet nga Milan, aq më tepër në merkaton e janarit.

Si pasojë, Maldini ka kthyer vëmendjen nga dy alternativat e tjera për sulmin, që janë Jovic dhe Scamacca. Ndërkohë, kuqezinjtë janë shumë pranë goditjes së parë që do të forconte mbrojtjen. Sipas “La Gazzetta Dello Sport” në dispozicion të Piolit pritet të vendoset Mohamed Simakan, futbollisti 20-vjeçar që luan me Strasbourg.

Tratativat vijojnë prej kohësh, por tani mbrojtësi është i bindur për t’u transferuar te kryesuesit e Serie A. Por më parë, klubi kuqezi duhet të lirohet nga Musacchio dhe Duarte, që do të largohen në janar.