Sipas mediave maqedonase, këngëtari Shpat Kasapi është kapur me kokainë në Maqedoninë e Veriut.
Raportohet se Shpat Kasapi i cili është dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është ndaluar një muaj më parë me dy pako me kokainë.
Mediat maqedonase zbardhin skandalin dhe bëjnë me dijes e këngëtari shqiptarë është kapur në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET. Ato kërkojnë një reagim zyrtar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Autoritetet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut e kanë lënë të lirë këngëtarin Shqiptar Shpat Kasapi por kanë ngritur akuzë ndaj tij dhe shpejt pritet të fillojnë hetimet.





