25 qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Detarit.
Në kuadër të saj, Autoriteti Portual Durrës ka shprehur mirënjohjen “për çdo punonjës që kontribuon në zinxhirin e transportit detar”.
Postimi i plotë:
25 qershor, Dita Ndërkombëtare e Detarit
Mirënjohje pafund për çdo punonjës që kontribuon në zinxhirin e transportit detar, që shërbejnë si komponent thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në tregtinë botërore!
Çdo ditë, qindra mijëra detarë janë në bordin e anijeve, ndërkohë që shumë të tjerë përgatiten për lundrimin e rradhës. Anijet e tyre janë mobilizuesit parësorë të tregtisë botërore dhe motorët e ekonomisë globale të cilat e mbajnë atë në lëvizje duke shpërndarë mallrat dhe karburantet që përdorim çdo ditë si dhe në përcaktimin e prosperitetit ekonomik në mbarë botën.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Detarit!
Ministria e Infrastrukturës dhe EnergjisëSherbimi Hidrografik i Forces DetareMinistria e Mbrojtjes