Turqia do të rishqyrtojë një vendim të vitit 2004 për heqjen e dënimit me vdekje, njoftoi sot Ministri i Drejtësisë, e shtunë 25 qershor, duke ju referuar deklaratës së Presidentit Erdogan për dënime të ashpra në lidhje me zjarret e pyjeve të kësaj jave.
Dënimi me vdekje u hoq me Kushtetutë në vitet e para të qeverisë Erdogan. Por pas zjarrit të fundit në resortin turistik Marmaris, Erdogan tha se nevojiteshin dënime më të ashpra.
Autoritetet kanë thënë se një i arrestuar në lidhje me zjarrin ka pranuar se e ka shkaktuar atë. Autoritetet njoftuan sot se zjarri në Marmadida është vënë nën kontroll.
Pasi vizitoi vendin e zjarrit dje, Erdogan tha se dënimi për zjarrvënësit duhet të jetë “frikësues dhe nëse kjo kërkon dënimin me vdekje, atëherë do të jetë dënimi me vdekje”.
Duke folur me gazetarët sot në Agri, në Turqinë lindore, ministri i drejtësisë i përshkroi komentet presidenciale si “udhëzime për ne”.
“Kemi filluar ta përpunojmë në ministri”, tha ai, duke shtuar se dënimi aktual për zjarrvënësit është 10 vjet burg dhe rritet në një dënim të mundshëm të përjetshëm nëse zjarrvënia është pjesë e krimit të organizuar.
Zjarri i parë i verës në vend ka nisur të martën.
Ministri i Brendshëm tha të enjten se i arrestuari pranoi se i vuri flakën pyllit nga dëshpërimi për shkak të problemeve familjare.
Ministri i Pyjeve tha dje se 88% e zjarreve në pyje në Turqi janë shkaktuar nga njerëzit.





