Papa Françesku ka dënuar bombardimin rus të qendrës tregtare të mbipopulluar në qytetin Kremenchuk, në Ukrainë.
Papa iu drejtua turmës së mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, se ai është lutur që “kjo luftë e çmendur të përfundojë sa më shpejt”.
Ai shtoi se Ukraina ishte “martirizuar” nga sulmi i paprovokuar i Rusisë.
Kujtojmë se sulmi me raketa ndodhi në qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, i cili ndodhet në një distancë të largët nga fronti i luftës.
Sulmi me raketa nga forcat ruse vrau 20 persona dhe plagosi dhjetëra të tjera.
Nga pamjet e publikuara gjerësisht në mediat botërore shihet momenti kur raketa qëllon qendrën tregtare, e cila shpërthen në flakë masive në pak sekonda.





