Kryeministrit Edi Rama pas Ambrozia Metës ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar.

Bëhet fjalë për Klevin Muka, i cili i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçkës, që mesa duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nënë shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.