Nga Azia e largët në Shqipëri.

Prej 7 vitesh artet marciale Taekwondo kanë mbërritur edhe në qytetin e Durrësit, dhe madje nga ky qytet mund të dalë edhe kampioni i kadetëve nga Kampionati Botëror i Sofjes.

Mario Matoshi është adoleshenti nga qyteti, që do të na përfaqësojë në këtë kompeticion.

Ai është vetëm 14 vjeç, dhe ka tre vite që ushtrohet në këtë disiplinë.

Teksa datat e konkurimit afrojnë, stërvitja bëhet më intensive dhe Mario është i vetëdijshëm për të gjithë aspektet teknike dhe përgjegjësitë fizike të një sportisti.

Megjithatë, për Marion nuk ka vend për emocione…

Për trajnerin e tij Xhersi Kurti, cilësia më e çmuar e një sportisti është disiplina, dhe kjo e ka veçuar Marion nga të tjerët.

H.H