Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim në qendrën “De Balie” në Amsterdam ka folur për episode të ndryshme të jetës, ku ndër të tjera ka veçuar një si më të rëndësishmin. Ai sjell në vëmendje kohën kur një gazetar amerikan ka ardhur në Shqipëri për të bërë për Ramën një profil në gazetën “Newyorker”.

Sipas Ramës, ata kërkonin prej tij edhe një kontroll të fakteve, që siç tregon deri në atë moment nuk e dinte cfarë ishte. Madje, kryeministri thotë se ishte me të dashurën e tij, dhe “donin konfirmim edhe për të nëse ajo ishte veshur me të kuqe, apo ishte në rregull me këtë pohim”.

Ai po ashtu thotë se për të parë sa është dëmtuar nga politika, këtë duhet ta kuptoje pasi te largohet nga detyra.

“Më kujtohet  një episod i jetës time, kur një prej gazetarëve më të famshëm amerikan erdhi në Shqipëri për të bërë një portret timin në Newyorker, ndenji disa javë foli me njerëz të ndryshëm. Para se të largohej më tha: Edi më vjen keq, por duhet të kalosh përmes një procesi të pakëndshëm që ne e quajmë kontroll të fakteve. Nuk e kisha dëgjuar kurrë. U largua dhe departamenti i Newyorker për kontrollin e fakteve më dërgonte mua dhe të gjithëve që unë kisha përmendur. Në një moment kur ishim takuar, isha me të dashurën time dhe ishte veshur me të kuqe dhe do donin konfirmim edhe për të nëse ajo ishte veshur me të kuqe, apo ishte në rregull me këtë pohim. Ishte çmenduri. I shkrova Xhenit, cfarë është kjo? KGB para kësaj është një lojë. Më tha: Edi e di, por ka një arsye që kurrë nuk kemi humbur një cështje në gjykatë. Të kalosh nga ky superstandard respektimi për lexuesit e tu në këtë xhungël media në internet dhe rrjetet sociale, nuk është se po shkohet në një pikë të lartë, por po shkohet në një pikë të re të ulet

Nuk është vetëm personalja. Personalja mund të jete e dhimbshme, më duhet ta shoh kur të largohem nga kjo detyrë sasa i dëmtuar apo i devijuar jam prej politikës, por një nga gjerat e mira është se nuk ta përshkon më lëkurën. E kupton që duhet të jetosh me këtë”, tregon Rama.