Interi zhvilloi sot një test miqësor ndaj Milaneses, ndeshje të cilën e fitoi 10-0. Gjurmën e tij në këtë takim e la edhe lojtari shqiptar, Kristjan Asllani, që shënoi një gol.

Vetë trajneri Inzaghi ka një plan të qartë për mesfushorin. Numri një i pankinës së nënkampionëve të Italisë synon që të përfshijë në skema gradualisht 20 vjeçarin, i vetdijshëm se diçka e tillë do kërkojë kohë. Asllani shihet si një element i rëndësishëm për sezonin që vjen, pasi me karakteristikat që ka, mund të bëjë ndryshimin në mesin e fushës.

Shqetësuese mbetet konkurrenca e madhe. Te Interi mesfusha është e tejmbushur me futbollistë të jashtëzakonshëm, por ylli kuqezi është gati për të dhënë maksimumin.