Mbrëmjen e kaluar ka përfunduar festivali i 59-t në Radio Televizionin Shqiptar.
Këngëtarja Anxhela Peristeri është shpallur fituese e festivalit dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvizion fillimin e vitit të ardhshëm.
Ajo konkuroi me këngën “Karma”, kompozimi muzikor nga Kledi Bahiti dhe teksti nga Olti Curri.
Në vend të dytë u rendit Sardi Struga këngën “Ka me t’ba me kajt”, ndërsa në vend të tretë Festina Mezini me këngën “Kush je ti dashuri”.
Kujtojmë që emri i Peristerit kishte ditë që përflitej në media se do të ishte fituese e këtij festivali, çka ngjalli mjaft pakënaqësi te kolegët e saj.





