Bisedimet mes Barcelonës dhe Bayern Munich për Robert Lewandowksin duket se janë në rrugë të mbarë.Sipas raportimeve nga mediet gjermane Robert Lewandowski doli sot në stërvitjen e fundit në Sabener.

Përpara se të fillonte stërvitja trajneri Nagelsmann foli përpara skuadrës dhe pas tij foli edhe polaku, që u shoqërua nga një duartrokitje e gjatë.

Më herët sulmuesi mblodhi të gjitha sendet e tij nga dollapi në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich.