Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka takuar sot ministrin e ri të Brendshëm, Blendi Çuçin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, diplomatja amerikane bën me dije se ndër tëtjera ka kërkuar që të respektohet e drejta për protestë paqësore.
“U takova me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Më erdhi mirë që mësova se kishte urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshëm në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit.”





