Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta dy emra kandidatësh për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
KED ka miratuar vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar të cilët janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.
“KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për mediat nga Këshilli i emërimeve në drejtësi.
Një ditë më parë, para Presidentit u betua Altin Binaj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është anëtari i pestë i kësaj gjykate. Zgjedhja e njërit mes Tomës apo Kalos do të kthente në funksionalitet Gjykatën Kushtetuese.





