Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi do të anulojë të gjitha koncertet që do të zhvillonte ditët e fundit.

Ka qenë vetë këngëtari ku me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram ka njoftuar edhe fansat e tij dhe lokalet ku do të performonte.

Ky vendim i këngëtarit ka ardhur si pasojë e vrasjes së mikut të tij, Brilant Martinaj një ditë më parë në atentatin në Fushë Krujë.

Në postimin e tij, Stresi thotë ndër të tjera se ka nevojë për qetësi në këtë moment të vështirë për të.  “I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha clubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin, kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi.

Në videon e publikuar, reperi dëgjohet teksa ka thënë në një nga permormancat e tij: “Një përshendetje speciale shkon për Brilant Martinaj”.

Brilant Martinaj mbeti i vrarë ditën e djeshme te mbikalimi i Fushë-Krujës. Ai ra pre e një atentati sëbashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën, të cilët gjithashtu humbën jetën.