Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha sot është një nga artistet më të suksesshme të momentit por fillimet e saj në muzikë nuk ka qenë të lehta.
Përmes një postimi në Twitter, Bebe ka treguar se disa vite më parë e kishte ëndërr që të studionte në një kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk u pranua kurrë.
“Hey nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, shkruar Bebe duke iu dhënë një mesazh gjithë ndjekësve të rinj





