Fillojnë në Durrës linjat dopjo korsë të udhëtimeve me tragete. Këtë të enjte pritet të vijnë 5 tragete me rreth 3838 pasagjerë dhe 850 mjete.
Autoritet portuale bëjnë me dije se parashikohet që nga rezervimet, pritet të mbërrijnë rreth 20,000 persona deri të dielën e 24 korrikut.
Sot mbërritën Rigel-II : 811 persona dhe 239 mjete
GNV Azzurra: 960 persona dhe 226 mjete
Pritet të mbërrijnë:
Në mesditë: Af Marina: 467 persona dhe 194 mjete
Në darkë: Rigel 3 dhe Af Francesca me rreth 1600 persona në total dhe 400 mjete