Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit, Partia Demokratike ende nuk ka zyrtarizuar drejtuesit politikë nëpër qarqe.

Gjatë ditës së sotme, në media doli lajmi se Basha ka vendosur se kujt do t’ia besojë drejtimin e qarkut të Shkodrës dhe Fierit, respektivisht Helidon Bushatit dhe Enkelejd Alibeajt.

Të dy drejtuesit pritet të prezantohen zyrtarisht gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në strukturat lokale të partisë.

Ndërkohë, në Durrës ende nuk ka një emër zyrtar, megjithëse ditët e fundit nisi të qarkullonte emri i nënkryetarit të PD-së dhe ish-deputetit Edi Paloka.

Më herët, si drejtues qarku të Durrësit janë përfolur edhe emrat e ish-deputetit Oerd Bylykbashi dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ish-deputeti Paloka e fitoi mandatin e fundit parlamentar në listën e Durrësit, ku u rendit i treti në zgjedhjet e vitit 2017.

Deri në zyrtarizimin e emrit që Basha do të përzgjedhë si drejtues i fushatës në qarkun e Durrësit, demokratëve lokalë u mbetet vetëm mund të hamendësojnë lidhur me kandidaturat.