Pushimet verore e kanë nxjerrë zbuluar këngëtaren Kida.
Ndonëse me karrierën e saj muzikore është shumë aktive dhe e hapur për publikun, s’mund të themi të njëjtën gjë për jetën senimentale. Para disa kohesh, për herë të parë, Kida u përfol për një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai, por tani nuk ka më dyshime.
Artistja nga Kosova është fotografuar duke shijuar pushimet në Ulqin bashkë me Ajbin, djalin që i ka vjedhur zemrën.
Megjithatë, deri tani nuk kemi një konfirmim zyrtarë nga palët.
Nga ana tjetër, po të hedhim një sy në profilin e Kidës në Instagram, do të vëmë re vizitat e shpeshta në Dubai. Kështu ajo na lë të mendojmë se djali misterioz ia paska rrëmbyer zemrën artistes duke e bërë që ajo ta vizitojë më shpesh destinacionin ku ndodhet dhe partneri i saj.