Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur betimin e Altin Binaj si anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.

Ajo thotë se është plotësisht e mundur që Kushtetuesja të jetë funksionale brenda 31 dhjetorit.

“Urime Altin Binaj për betimin e tij si anëtari i 5-të i GJK. Faleminderit Pres. Meta që mundësoi këtë zhvillim pozitiv. GJK funksionale brenda 31/12 është e mundur, falë veprimit & bashkëpunimit urgjent midis Presidencës, KED & Parlamentit.”, shkruan diplomatja amerikane.