Lundrimet me traget nga porti i Durrësit kanë sjellë një fluks pasagjerësh ditët e fundit, e mbi të gjitha këtë të shtunë.

Nga burimet portuale, mësohet se sot mbërrijnë 5 tragete nga Italia.

Deri më tani kanë mbërritur:

GNV: 1554 persona dhe 431 mjete

Rigel: 814 persona dhe 253 mjete

Af Marina 536 persona dhe 154 mjete

Ne darkë pritet të mbërrijnë: Rigel 3 dhe Af Francesca

Burime nga kapiteneria bëjnë se trageti AF Marina ka bër linjën Ankona-Durrës, ndërsa gjithë linjat e tjera të trageteve janë Bari- Durres dhe anasjellas.

Edhe nesër do të ketë prapë 5 tragete, një nga Ankona dhe të tjerët dopio korsë Bari – Durrës dhe anasjellas.