Partia Demokratike ka nisur caktimin e drejtuesve politikë ne qarqe. Mësohet se Helidon Bushati është zgjedhur drejtues politik i qarkut Shkodër dhe Enkelejd Alibeaj në Fier.
Ditën e sotme në orën 18:00 do të bëhet edhe prezantimi i tyre në kryesinë e degës përkatëse. Ndërkohë pritet edhe caktimi i drejtuesve të tjerë politikë.
Më herët ish-kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, është konfirmuar si drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Vlorës. Caktimi i drejtuesve politike vjen vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.





