Ditën e sotme në institucionin e Presidencës do të mbahet ceremonia e betimit të Altin Binajn, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Nga njoftimi zyrtar i Presidencës, mësohet se ceremonia pritet të zhvillohet në orën 12:30, ku të ftuar për të qenë të pranishëm, do të jenë Kryetari i Kuvendit apo një përfaqësues i Kuvendit, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Në Institucionin e Presidentit të Republikës është administruar me nr. 4309 prot, datë 21.12.2020, Vendimi nr. 77, datë 17.12.2020 i Kuvendit të Shqipërisë, për zgjedhjen e zotit Altin Binaj anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administroi vendimin e Kuvendit, ka vendosur:

-Zoti Altin Binaj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot ditë e martë në datë 22.12.2020, ora 12:30.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i Kuvendit, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.