Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Mësohet se shtetasi me inicialet I.H, 40 vjeç theu masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.