Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rriles.

Tre automjete janë përfshirë në aksident ku është plagosur 1 person dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij aksidenti. Kujtomë se edhe një ditë më parë një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor.

Ky kryqëzim mbetet më problematiku pasi ka patur shumë aksidente dhe me humbje jete.