Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta duket se ka probleme me shëndetin. Në rrjetet e tij sociale, ai ka ndarë fotot të deformimit që i merr fytyra kur zgjohet nga gjymi.
“Ka disa ditë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës sime fryhen. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj,”- ka shkruar këngëtari. Kantautori me origjinë shqiptare publikoi më pas dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë dhe fytyra e Metës e ënjtur në disa pjesë.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë dhe disa koncerte, derisa të zbulojë se çfarë nuk shkon me të.