Gjendet e mbytur në kanalin e ujit e moshuara.
Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete Lule Rakaj 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore. Policia thotë se nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ditën e sotme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë D.C. (djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





