Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian Oliver Varhelyi, është shprehur se reforma në drejtësi, e cila po zhvillohet në Shqipëri është thelbësore e duhet të vazhdojë përpara.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Varhelyi është shprehur se vettingu i gjyqësorit dhe reforma në drejtësi nuk mund te lihet në mes, pavarësisht presioneve të ndryshme.
Reagimi në Twitter:
Akuzat e fundit në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme dhe të pabaza. Unë kam besim të plotë në stafin tim.
Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të devijojë ose ngadalësohen, pavarësisht presionit.





