Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore që u mbajt sot në Gjykatën e Tiranës ku u lanë në “arrest me burg” ish- efektivi i RENEA-s Remal Rada dhe shoku i tij Elton Hithi.

Mësohet se Hithi ka ngritur një alibi në gjyq.

Ai ka kërkuar që ndaj tij të vendoset masë sigurie me afat duke pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë “kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”.

Hithi pretendon se ka shkuar për korrektësi me shokun në Angli dhe e ka filmuar me telefon takimin.

Pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë. Pak metra më poshtë i ka ndalur policia. Hithi pretendon se i ka në telefon edhe videon edhe kontaktet e personint që e ka telefonuar.

Një ditë më parë dy të arrestuarit kanë refuzuar të japin mostër ADN-je./BW