Manjola Nallbani ishte një nga konkurrentet e këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Ora e Jetës”.

Mirëpo, duket se fati nuk paska qenë në anën e Manjolës këtë vit.

Këngëtarja e njohur u infektua nga Covid-19 ditë më parë dhe duket se rikuperimi nuk ka përfunduar akoma.

E ftuar në emisionin “Kohë Moderne” në RTSH, asistent regjizorja e festivalit, Ketrin Gjocaj ka rrëfyer se Manjola Nallbani është tërhequr nga Festivali i Këngës për shkak të pasojave që ka lënë Covid-19 në shëndetin e artistes duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen.

Sakaq, në kanalin zyrtar në Youtube të RTSH, kënga e Nallbanit është fshirë.