Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thotë se pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, është vendosur të jepet mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Cakaj shkruan në Facebook se është marrë përsipër edhe pajisja me literaturë bashkëkohore e këtyre shkollave dhe se brenda një kohe të shkurtër do të bëhet e mundur hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin.

POSTIMI I PLOTË

Tani është radha për t’iu dhënë mbështetje edhe shqiptarëve në Mal të Zi …

Pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, kemi vendosur të japim mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Po ashtu, ne kemi marrë përsipër edhe pajisjen me literaturë bashkëkohore të këtyre shkollave.

Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi.

Në ndërkohë për një kohë të shkurtër do të hapim edhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin