Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj. Sa herë i jepet rasti në intervista të ndryshme apo edhe në rrjete sociale, Ava flet shqip, siç ka bërë së fundmi.
Këngëtarja po zhvillonte një intervistë për televizionin gjerman “ZDF Vole Kanne”, ku në bisedë e sipër me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me kënaqësi të madhe të flasë shqip.
“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”– tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip:
“Edhe je shumë e bukur!”
“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde.”– tha Ava duke qeshur.





