Vazhdon fluksi i mbërritjes së emigrantëve përmes portit të Durrësit.
Këtë fillim muaji, nga burimet portule, mësohet se 4,700 udhëtarë dhe 2800 automjete janë duke u përpunuar nga 4 tragetet e sapo mbërritur në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.
Tre tragete kanë mbërritur nga Bari ndërsa një tjetër nga Ankona.
26 sportele janë në dispozicion, 10 për individët dhe 16 për mjetet.