Aktori i mirënjohur shqiptar, Mehdi Malkaj ishte sot i pranishëm në protestë për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me shumë aktivistë të tjerë.
Malkaj ngriti pyetjen se adoleshentët që dhunuan pronën publike u dhunuan, po demonstruesit për Teatrin që mbrojnë pronën publike, pse rrihen.
“Policia jonë, kur të rreh, të rreh me dashuri. Dolën edhe adoleshentët, dogjën edhe pemën sintetike nga Kina. Për këtë, ata hëngrën dru. Tani, ne që kemi 3 vjet dhe nuk ndërpresim protestat, do të vazhdojmë derisa të kemi frymë. Ata hëngrën dru se shpartalluan pronën publike, po ne pse hamë dru, pse mbrojtëm pronën publike? Populli shqiptar thotë se ai që të rreh të do, po kur të rreh shumë si i bëhet?”, tha aktori Malkaj.