Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në Facebook raportin e Eurostat, që shprehet se Shqipëria është e treta në Europë për rritje të çmimeve gjatë pandemisë.

Basha thekson se shqiptarëve iu rriten çmimet përditë, jetesa bëhet e vështirë, ndërsa Rama ka dështuar në 7 vjet qeverisje.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë!

Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.”,shkruan kreu i opozitës.