Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj nuk i ka të shpeshta daljet në publik me partnerin e saj Mark Frroku. Por kur nxjerr foto, merr vëmendjen e fansave, si edhe atyre që nuk e simpatizojnë shumë.

Mbrëmjen e sotme ajo ka postuar dy foto në Instagram ku shfaqet me Markun në një darkë, ndërsa në njërën prej fotove shihen duke u puthur.

Por pikant ka qenë shkrimi me të cilin Rudina i ka shoqëruar fotot.

“Amon, mos na merrni m’sysh”- shkruan Rudina, ndërsa disa qytetarë nuk i kanë rezistuar vërshimit me komente negative.